Shefki Kuqi trajner te Kosova?/ “Shqiponja” bën bujë në mediat angleze

Shefki Kuqi është njëri ndër kandidatët më serioz për të marr rolin e trajnerit te Kosova U21.
Mediumet angleze si ‘Mail Online’, ‘DistinctToday’, kanë raportuar të enjtën se ish sulmuesi i Crystal Palace, Newcastle United, Blackburnit e shumë skuadrave tjera në Angli është i gatshëm të filloj punën si selektor i ‘Shpresave’ të Kosovës, transmeton Indeksonline.
44 vjeçari ka nisur karrierën si trajner në Finlandë te Inter Turku.
Kuqi nuk e ka konfirmuar ende negociatat me Federatën e Futbollit të Kosovës, por në mënyrë indirekte ka konfirmuar dëshirën për të drejtuar Kosovën U21.
/Indeksonline/