75 Mall Live Search
09:04 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Shefki Kuqi tregon se si ndodhi festimi në stilin “Dallëndyshe”

Futbollisti i parë kosovar në Premier Ligë, Shefki Kuqi, në RTK ka treguar për festimin e tij të famshme në stilin “Dallëndyshe”.

Ai ka treguar se asnjëherë nuk është lënduar duke e bërë këtë festim, transmeton Indeksonline.

“Janë emocionet, thjesht, pas golit. Nuk jam lënduar asnjëherë. Hera e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e yjeve”, u shpreh ai.

Ndërkaq, Kuqi ka treguar anën negative dhe pozitive e të luajturit në Premeir Ligë.

“Ana negative, nuk mund të jetosh një jetë normale, nuk mund të pish një kafe. Kurse, ana pozitive. Ki një jetë bosh, i ke dyert e hapura gjithkund”, tha Shefki Kuqi./Indeksonline/