Shefqet Shehu, kandidat për kryetar të Gjakovës nga LDK-ja

Shefqet Shehu do të jetë kandidat për kryetar të Gjakovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se Shehu ka marrë përkrahjen e partisë për të sfiduar Ardian Gjinin në zgjedhjet e 12 tetorit.
Pos Gjinit e Shehut në garë për të parin e Gjakovës do të jetë edhe Agon Batusha nga Lëvizja Vetëvendosje.
Shehu është kryetar i degës së LDK-së në Gjakovë, ndërsa në zgjedhjet e fundit nuk arriti të siguronte votat në garën për deputet./Indeksonline/