Shega, një frut që ndihmon kundër plakjes
Shega është një prej frutave më të preferuara,
në saje të shijes unike që ka.
Një substancë e nxjerrë nga shegët, ka zbuluar efektet që ka ky frut kundër
plakjes dhe rezultatet e studimit në fjalë u publikuan në revistën “Nature
Metabolism”.
Studimi zviceran u krye nga Universiteti Politeknik i Lozanës ( École
polytechnique fédérale de Lausanne) dhe tregon se si urolitina A, e pranishme
te shega, ngadalëson plakjen e muskujve dhe humbjen e masës muskulore me
kalimin e viteve.
Gjatë studimit për 28 ditë me radhë iu dhanë tre doza të ndryshme nga ky
element, tre grupeve të ndryshme të moshuarish.
Rezultoi se grupi që mori më shumë urolitinë A, shfaqi përqendrim muskulor më
të mirë, në raport me grupet e tjera.
Kështu që tani që mësuat edhe diçka më shumë për shegën, mos e ndani nga
përditshmëria juaj.