Sheholli: Albin Kurti po mospërfillë privilegjin e fituesit të zgjedhjeve
Lideri i VV, Albin Kurti për të tretën herë refuzoi ftesën e presidentit Hashim Thaçi për tu takuar për të caktuar një datë për formimin e qeverisë.
Në përgjigjen e tretë të Kurtit ndaj presidentit Hashim Thaçi, thuhet se takimi mund të mbahet me 06 janar 2020, por jo nesër siç kërkoi presidenti.
Analisti politik, Fatmir Sheholli, e quan Kurtin mospërfillës të privilegjit që i kanë dhënë zgjedhjet e 6 tetorit.
Sheholli, thotë se Kurti si fitues i zgjedhjeve duhet dhe është e domosdoshme te përfillë procedurat ligjore dhe kushtetuese. /arbresh.info/
“Po ndodhe për herë të parë në Kosovën e pavarur që kandidati për mandatarë te qeverise se Republikës se Kosovës të mos i përgjigjet institucionit të presidentit të Kosovës. Arsyet për mospërfillje të ftesës se presidentit mund të jenë reale por edhe subjektive, kjo mbetet te vlerësohet. Unë konsideroje që zotni Albin Kurti po mosperfill privilegjin e fituesit te zgjedhjeve ose ne fjalorin juridik mund te themi qe është duke bërë keqpërdorim të privilegjit te fituesit te zgjedhjeve. Besoje qe zotni Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve duhet dhe është e domosdoshme te përfillë procedurat ligjore dhe kushtetuese”, tha në përgjigjen e tij Fatmir Sheholli.