75 Mall Live Search
21:32 / E Shtunë, 13 Shtator 2025 / MSH

Shehu e ka gati programin për Junikun bashkëkohor

Kryetari aktual i Junikut, që po synon edhe një mandat me këtë komunë, Ruzhdi Shehu, ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai ka bërë me dije se në ditët në vazhdim do të shpalosë programin qeverisës dhe vizionin e tij për Junikun e zhvilluar, shkruan IndeksOnline.

“Bashkëvendas të mi, po e hapim zyrtarisht fushatën. Në ditët në vijim do ta ndaj me secilin prej jush vizionin që e bën Junikun qytetin që të gjithë e duam!

Na priftë e mbara!” u shpreh Shehu.