Shehu jep statistika, për diasporën e Junikut
 
				Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë një adresim ndaj mërgatës junikase, duke i falënderuar për përkrahjen e madhe që kanë dhënë në rundin e parë të zgjedhjeve lokale.
Shehu ka njoftuar se deri më tani janë dorëzuar rreth 500 zarfa me vota për LDK-në, ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet që të gjithë bashkatdhetarët e tjerë të pranojnë fletëvotimet e tyre nga KQZ-ja.
Ai ka theksuar se fitorja në balotazhin e 9 nëntorit do të jetë historike, duke e cilësuar mërgatën si “shtyllën kryesore të Junikut”.
“Fitorja jonë më 9 nëntor do të jetë një ngjarje historike dhe spektakolare. Mirëpo, madhështia e saj jeni pikërisht ju, mërgata jonë e dashur,” ka shkruar Shehu.
Shehu ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet e KQZ-së për mënyrën e votimit, në mënyrë që çdo votë të numërohet si e vlefshme, si dhe ka apeluar për qetësi përballë çdo forme presioni apo shantazhi politik.
“Junikasit nuk shantazhohen, nuk blehen, nuk frikësohen. Juniku do të udhëhiqet vetëm nga junikasit dhe mërgata jonë e dashur,” ka shkruar Shehu./IndeksOnline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                