75 Mall Live Search
18:40 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / Z S

Shehu: Lirimi i bizneseve nga taksa i solli përfitime Junikut

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu ka marr vendim që bizneset në këtë qytet të lirohen nga taksa komunale për ushtrimin e veprimtarisë së tyre.

Shehu thotë së kur si komunë i përkrahim bizneset, nuk i kanë vetëm fjalë boshe por e dëshmojmë me vendime të cilat drejtpërdrejtë e lehtësojnë jetën e bizneseve të Junikut.

Sipas Shehut, fitorja e listës fituese të LDK është e pashmangshme.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Gjatë mandatit të parë, kemi marrë vendim për faljen e borxheve që bizneset i kanë ndaj Komunës së Junikut. Vlera e këtyre borxheve të akumuluara nga viti 2008 deri më sot ka qenë rreth 81,000 euro. Vetëm për vitin 2025 lartësia e borxheve ka qenë mbi 15,000 euro. Të gjitha këto borxhe  të bizneseve janë të falura nga Komuna e Junikut.

Po ashtu është marrë vendim që nga tani e tutje, të gjitha bizneset në Komunën e Junikut janë të liruara nga taksa komunale për ushtrimin e veprimtarisë së tyre. Pra edhe janë falur borxhet edhe është larguar taksa.

Kur themi që ne i përkrahim bizneset, nuk themi vetëm fjalë boshe por e dëshmojmë me vendime të cilat drejtpërdrejtë e lehtësojnë jetën e bizneseve të Junikut.

May be an image of ticket stub and text

Të tjerët, vijnë dhe organizojnë një darkë në kohë të fushatës me biznese duke tentuar që të joshin ato me interesa të ngushta personale. Mirëpo bizneset e Junikut kanë dinjitet, nuk shiten, nuk blihen dhe as nuk mashtrohen.

Prandaj fitorja e listës fituese të LDK është e pashmangshme. Të Dielën e 12 tetorit, padyshim që edhe bizneset do të jenë pjesë e festës tonë të madhe të fitore.

Vazhdojmë +4 pa balotazh.