Shehu premton ditë edhe më të mira për dy fshatrat e Junikut
Kryetari aktual i Junikut dhe njëkohësisht kandidat për edhe një mandat, Ruzhdi Shehu, ka shpërndarë një mesazh për qytetarët e komunës, duke theksuar angazhimin për zhvillimin fshatrave, Jasiq dhe Gjocaj.
Në një postimin në facebook, Shehu ka kujtuar kontributin historik të banorëve të këtyre fshatrave për Junikun dhe gjithë Kosovën, si dhe ka përmendur projektet e realizuara gjatë mandatit të parë përfshirë ndërtimin e kanaleve të ujitjes, rrugëve, urës lidhëse dhe zgjerimin e shërbimeve komunale.
Ai ka premtuar se gjatë mandatit të dytë do të vazhdojë me asfaltimin e rrugëve, shtrirjen e rrjetit elektrik dhe përmirësimin e sistemit të ujësjellësit, me synimin për ta shndërruar Jasiqin dhe Gjocajn në qendra turistike që do të nxisin zhvillimin e tërë Junikut.
“Me punë të ndershme, përkushtim dhe duar të pastra, do të krijojmë kushte themelore për jetë të dinjitetshme”, ka shkruar Shehu./IndeksOnline/

