75 Mall Live Search
11:21 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / F.R

Shehu publikon dy projektet e mëdha në Junik: Sot këto janë realitet

Një nga premtimet kryesore të mandatit të parë në Komunën e Junikut është realizuar.

Kryetari Ruzhdi Shehu njëkohësisht kandidat nga rradhët e LDK-së edhe për një mandat, ka bërë të ditur se tashmë është përfunduar ndërtimi i çerdhes së parë për fëmijët në Junik si dhe shkolla fillore “Edmond Hoxha”.

“Premtimet tona kryesore janë realizuar në tërësi sepse çerdhja dhe shkolla janë tashmë realitet në Junik,” ka deklaruar Shehu.

Këto projekte konsiderohen investime të rëndësishme për arsimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve në komunë, duke shënuar një hap të madh drejt zhvillimit të infrastrukturës arsimore në qytet./IndeksOnline/