75 Mall Live Search
15:20 / E Diele, 28 Shtator 2025 / b l

Shehu shpalos projektin e përfunduar Junik-Gjeravicë: Një tjetër premtim i mbajtur para junikasve

Ruzhdi Shehu, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Junikut, ka prezantuar një video ku shihet ndërtimi i rrugës Junik-Gjeravicë.

Ky projekt, sipas Shehut, ka qenë ëndërr e të gjithë junikasve, dhe për të cilën Juniku ka pritur që nga paslufta.

Sot, kjo rrugë, ai ka thënë se është realitet dhe një premtim tjetër i mbajtur para junikasve.