Shehu tregon se çfarë dallon nga kundërkandidatët e tij

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Junikut, Ruzhi Shehu ka marrë pjesë në një debati televiziv, ku ka bërë prezantimin e programit të tij për katër vitet e ardhshme të qeverisjes në këtë komunë.
Ai ka treguar se çfarë e dallon atë nga kundërkandidatët e tij, raporton IndeksOnline.
“Dallimi ynë me kundërkandidatët është sepse ne kemi program politik dhe ata nuk kanë. Ne kemi dëshmuar se i mbajmë premtimet dhe ata jo. Ne kemi vizion, përvojë, përkushtim, transparencë. Ne qeverisim me ndershmëri dhe duar të pastërta”, ka thënë Shehu. /IndeksOnline/
Postimi i plotë: