Shehu vazhdon me prezantimin e projekteve të përfunduara, zotohet për vazhdimësi në investime në infrastrukturë

Kandidati për kryetarë të Junikut, Ruxhdi Shehu ka thënë se në mandatin e tij të parë është ndërtuar rruga Gaxherr-Bajraktar dhe unza e brendshme në të cilën përfshihen disa rrugë të lagjeve Berisha, Qendër, Gacafer dhe Krasniq.
Në videon e postuar, Shehu ka shkruar se infrastruktura është parakusht për zhvillimin ekonomiko-social të Junikut.