23:16 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Sheiku Bin përdorë G-Class për tërheqjen e kamionit

Sheiku Hamdan Bin Mohammed Bin Rashid Al Maktoum është parë në një video duke ndihmuar me makinën e tij G-Class të tërheq një kamion i cili ka ngecur në rërë.

Klipi i publikuar nga Daily Mail shfaqë sheikun brenda një Mercedes-Benz G63 AMG mes kamionit të ngecur dhe një para tij, i cili poashtu ndihmon në tërheqje.

Sipas Daily Mail, sheiku Bin do të jetë një lider i ardhshëm në Dubai.

Ai shpenzon kohën e lirë duke shkruar poezi romantike dhe duke u përkujdesur për kafshët – sigurisht këto i bën kur nuk është duke ndihmuar një kamion si në këtë rast. Sheik simpatik apo jo?! /IndeksOnline/