14:06 / E Premte, 07 Prill 2023 / B O

Sheiku futet në zhveshtoren e PSG-së, trajneri konfirmon që ka telashe me Mbappen!

Situata te PSG nuk është aspak e këndshme. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i skuadrës, Christofe Galtier.

Trajneri ka thënë se pronari i skuadrës, Nasser Al-Khelaifi ka qenë sot në seancën stërvitore të mëngjesit.

“Presidenti ka ardhur të na shohë sot dhe ka folur në dhomën e zhveshjes. Gjithçka që thuhet në dhomën e zhveshjes qëndron në dhoma e zhveshjes. Por ishte e rëndësishme që presidenti të ishte aty. Situata me Mbappen sigurisht që na shqetëson mua dhe klubin. Ka patur diskutime mes bordit dhe lojtarit. Problemet janë duke u diskutuar. Së fundi Mbappe pati shqetësime në ije, por kjo nuk do ta rrezikojë pjesëmarrjen e tij në Nice” ka thënë Galtier./Indeksonline/