15:13 / E Mërkurë, 05 Korrik 2023 / B O

Sheiku i famshëm arab arrin në Kroaci për pushime, e “bllokon” portin me jahtin superluksoz

Sheiku dhe gjithashtu ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ka arritur në Kroaci për pushime. Multimiliarderi është parë dje në Dubrovnik.

Pasdite, ai eci përgjatë Stradunit dhe shijoi bukurinë e pjesës historike të qytetit.

Al Nahyan ka arritur në Kroaci me jahtin luksoz Opera, 145 metra të gjatë, i cili u ankorua pranë Lokrumit.

Jahti Opera është 146 metra i gjatë dhe llogaritet si një nga më luksozët në botë./Indeksonline/