75 Mall Live Search
12:48 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Sheiku i PSG-së me plan të “çmendur” për ta bindur De Gean

Dështimet e njëpasnjëshme të PSG në Ligën e Kampionëve ishte e qartë se do të kishin pasoja. Dhe duket se porta është një nga pozicionet, që Nasser Al-Khelaifi dëshiron ta forcojë përpara sezonit të ardhshëm.

David De Gea është përzgjedhur për këtë rol nga pronari multi-milioner i kampionëve francezë.

Siç shkruan gazeta britanike “The Sun”, PSG do t’i ofrojë portierit spanjoll një rrogë prej 21 milionë euro (neto) në sezon, gjë që do ta vendoste De Gea-n në mesin e dhjetë lojtarëve që paguhen më shumë në botë.

Portierit të Manchester United i përfundon kontrata me Manchester United qershorin e ardhshëm dhe nuk ka pranuar të rinovojë ende.

Fakti që portieri i “Djajve të Kuq” mund të largohet si lojtar i lirë një vit më vonë, bën që shumë ekipe ta synojnë.

 Nga ana tjetër, Manchester United po bën gjithçka që të rinovojë me spanjollin, por ekziston rreziku që ta humbasë edhe falas.

PSG, aktualisht ka dy portierë, Areola dhe Buffon. Në qoftë se vjen De Gea, njëri nga të dy duhet ta “braktisë anijen”.

Informacionet më të fundit nga mediat franceze tregojnë se trajneri Tuchel do të preferonte të bazohej mbi përvojën e italianit.

Gjithsesi, është plotësisht e mundshme që, në varësi të asaj që do të vendosë De Gea, këtë verë do të ketë “efekt domino” në portë…