75 Mall Live Search
12:45 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Sheiku në aksion, ylli i PSG-së pritet të jetë blerja e parë te Newcastle

Newcastle United pritet të ketë vëmendjen e afatit kalimtar në futbollin evropian. Skuadra që është blerë nga sheiku arab pritet të bëj blerje të bujshme të shumë yjeve në afatin kalimtar të verës.

Edinson Cavani raportohet se do të jetë blerja e parë e “laraskave”. Sulmuesi i PSG-së është në vitin e fundit të kontratës me skuadrën franceze dhe largimi i tij është i sigurtë.

Newcastle raportohet se ka kontaktuar agjentin e lojtarit dhe se e dëshiron në skuadër fal përvojës së madhe që ka./Indeksonline/