75 Mall Live Search
13:42 / E Premte, 08 Tetor 2021 / B O

Sheiku që bleu Newcastlen është i përfshirë në vrasjen e gazetarit Yamal Khashoggi

Mohammed bin Salman është njeriu i momentit në Angli. Super miliarderi ka blerë skuadrën e Premierligës, Newcastle United. Ai mbanë disa primate në botë, por emri i tij është i lakuar edhe për një krim.

Një raport i inteligjencës amerikane implikon princin e kurorës së Arabisë Saudite në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, që ndodhi në vitin 2018. Raporti i nxjerrë thotë se bin Salman ka urdhëruar kapjen dhe vrasjen e Khashoggit.

Princi 36-vjeçar i kurorës i Arabisë Saudite dhe familja e tij kanë një pasuri prej 320,000 miliardë euro, shkruan Indeksonline.

Në vitin 2015 ai kishte blerë shtëpinë më të shtrenjt në botë, 230 milionë euro në periferi të Parisit.

Ai gjithashtu zotëron jahtin e katërt më të shtrenjtë në planet. ‘Serene’, siç e riemërtoi, vlerësohet në 485 milionë euro dhe është i gjatë 133 metra.

Princi i kurorës i Arabisë Saudite gjithashtu zotëron pikturën më të shtrenjtë në histori. Në vitin 2017 ai fitoi ‘Salvatore Mundi’, nga Leonardo da Vinci, për 389 milionë euro dhe e transferoi atë në jaht./Indeksonline/