SHELL KOSOVA DHE MARAKLI T’KERREVE BASHKË EDHE NË DIASPORA MEETING 2025

Shell Kosova do të jetë sërish pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha automobilistike në vend, “Diaspora Meeting” nga Marakli t’Kerreve. Ky organizim tradicional, i cili bashkon pasionin për veturat dhe respektin për bashkatdhetarët, do të mbahet më 27 korrik nga ora 18:00 në parkingun e Prishtina Mall.
Shell, si çdo vit, vjen pranë komunitetit me energji, stil dhe përjetime unike. Në qendër të vëmendjes do të jenë dy prej shpërblimeve më të mëdha të lojës shpërblyese të këtij viti: BMW X3 dhe Aprilia RS 125, që do të ekspozohen për të gjithë vizitorët e pranishëm në event.
Për Shell Kosova, pjesëmarrja në këtë ngjarje përfaqëson përkushtimin e vazhdueshëm për të qenë afër klientëve dhe për të nderuar diasporën tonë, një pjesë e çmuar e vendit tonë, që rikthehet çdo verë me dashuri, mall dhe përkrahje.
Ju mirëpresim të gjithëve të bëheni pjesë e një mbrëmjeje plot atmosferë, emocione dhe surpriza, aty ku bashkohemi për pasionin, performancën dhe respektin ndaj njëri-tjetrit!
_________________________