11:09 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shell Kosova për nder të ditës së pavarësisë ofron zbritje -7 cent me 17 shkurt

Shell Kosova, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se me rastin e ditës së pavarësisë me datën 17 shkurt 2020 do te kenë zbritje -7 cent për të gjithë konsumatorët në të gjitha llojet e karburanteve Shell.

Shell Kosova është e perkushtuar që të sjellë cilësi dhe çmime sa më të volitshme për qytetarët e Kosovës në produktet e saj që ofron dhe jo vetëm me karburantet, por edhe në shërbimet dhe produktet tjera të kualitetit të lartë.