09:34 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shell kremton kompletimin e 60 pikave në Kosovë

Kompania më e madhe globale e derivateve Shell, sot ka mbajtur ceremoninë festive me rastin e kompletimit të 60 pikave të këtij brendi në Kosovë për vetëm tetë muaj.

Të pranishëm në këtë ceremoni përveç përfaqësuesve të Shell-it ka qenë zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj si dhe ambasadorë të ndryshëm në vendin tonë.

Zv/ kryeministri Hoxhaj vlerësoi lart suksesin e kësaj kompanie në Kosovë dhe përparësitë që ka sjellë kjo kompani në ekonominë e Kosovës.

Ai tha se Shelli ka kryer një punë shumë të madhe duke e bërë edhe Kosovën pjesë të një harte globale.

Hoxhaj poashtu bëri thirrje që Kosova të pasurohet me prodhime vendore dhe ndërkombëtare, por jo nga Serbia.

I ftuar ishte edhe menaxheri global i kësaj kompanieLaszlo Baksa, ai e konsideron si arritje shumë të madhe ajo çfarë ka bërë kjokompani për një vit në Kosovë,  ‘jam shumë I lumtur që edhe Kosova tani ka qasje në këtë rrjet dhe që tani po ishfytëzon shërbimet që sjell kjo kompani’, ka thënë më tutje.

Drejtori poashtu falënderoi të gjithë ata që punojnë për këtë kompani në Kosovës. Ai e konsideroi si një arritje shumë të lartë të kësaj kompanie përgjatë këtyre tetë muajve

Ndërkaq, kryetari i Odës Amerikane në Kosovë Arian Zeka, i cili tha se Kosova ka përfituar shumë me ardhjen e këtij brendi në Kosovë pasi që për vetëm tetë muaj ka pasur shumë të punësuar në 60 pikat e Shellit në Kosovë.

Ndryshe, brendi global Shell në një afat rekord prej 8 muajsh ka përfunduar fazën e parë të 60 pikave të derivateve.

Rrjeti i brendit Shell, përmes këtyre pikave u ka ofruar vozitësve në Kosovë derivate që përdoren nga Scuderia Ferrari në Kampionatin Botëror të Formula One të 2018-ës. Shell është shitësi me pakicë më i madhë në botë që operon në më shumë se 80 vende, të cilat çdo ditë ushërbejnë më shumë se 30 milionë klientëve.

Shell këtë vit poashtu ka qenë njëri prej investitorëve më të mëdhenj në Kosovë.