Shell sot në qendër të Prishtinës te “Newborn”: Surpriza, argëtim dhe shpërblime për të gjithë!

Kryeqyteti është gati për energji, argëtim dhe atmosferë unike, sepse Shell po vjen me një super organizim te Newborn! Me datë 6 gusht 2025, duke filluar nga ora 18:30, qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësi të bëhen pjesë e një eventi të veçantë që bashkon shpërblimet, lojërat dhe eksperiencën Shell në një ambient festiv.
Ky aktivitet është pjesë e karvanit veror “Ku ka shesh, ka Shell”, i cili po viziton 7 qytetet më të mëdha të Kosovës. Pas sukseseve të mëdha në qytetet si Gjilan, Pejë dhe Gjakovë, rradha i ka ardhur Prishtinës për të përjetuar nga afër emocionin që sjell Shell në zemër të qytetit.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të provojnë fatin e tyre në “Rrotën Shpërblyese”, të fitojnë dhurata instant, të shijojnë muzikë, atmosferë verore dhe të eksplorojnë ofertat dhe produktet që Shell sjell për klientët e saj çdo ditë.
Përveç argëtimit, në këtë event do të jenë të ekspozuara edhe dy nga shpërblimet kryesore të lojës shpërblyese të verës: BMW X3 dhe motori Aprilia RS 125, që kanë ngjallur interes të jashtëzakonshëm tek qytetarët anë e mbanë Kosovës.
Shell ju fton që të bëheni pjesë e këtij momenti të veçantë!
Një ndalesë e vetme mund të jetë një përjetim. Me Shell, çdo blerje ka vlerë, çdo ndalesë është eksperiencë.
Loja shpërblyese ka filluar me 5 qershor 2025 dhe mbaron me 22 Dhjetor 2025