75 Mall Live Search
16:39 / E Premte, 09 Janar 2026 / F.R

Shembet asfalti në rrugën kryesore të Dragashit

Probleme serioze janë shfaqur në rrugën kryesore të Dragashit, ku si pasojë e kushteve atmosferike, asfalti ka rrëshqitur pothuajse në tërësi, duke vështirësuar dhe rrezikuar qarkullimin e veturave.

Nga pamjet e siguruara nga IndeksOnline në vendin e ngjarjes, shihet se një pjesë e rrugës është dëmtuar rëndë.

Autoritetet kanë vendosur kone sinjalizuese për të paralajmëruar shoferët dhe për të kufizuar lëvizjen në këtë segment.

Sipas qytetarëve dëmtimi është shfaqur pas reshjeve të borës, ndërsa ekziston frika se situata mund të përkeqësohet nëse nuk ndërhyhet urgjentisht.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/