75 Mall Live Search
15:20 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / k.v

Shembet dheu, mbushen me ujë bodrumet e banesës në lagjen Kalabria (Foto)

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme dhe rreziqe për banorët e lagjes Kalabria në kryeqytet.

Këto reshje kanë bërë që të rrëshqasë dheu në këtë pjesë të lagjes, pikërisht në një mini-park ku zakonisht luajnë fëmijët, shkruan Indeksonline.

Në anën tjetër, bodrumet e disa prej ndërtesave të “Llesnës” janë mbushur me ujë dhe është bërë e pamundur që banorët të arrijnë deri te veturat e tyre nëpër garazha.

Kjo gjendje ka rritur shqetësimin tek këta banorë të lagjes Kalabria.

Më poshtë u sjellim pamje nga shembja e dheut e cila ka ndodhur në pjesën ku po zgjerohet rruga e Veterrnikut, si dhe pamje të bodrumit të njërës nga ndërtesat e “Llesnës” e cila është mbushur me ujë./Indeksonline/