75 Mall Live Search
09:28 / E Hënë, 11 Janar 2021 / k.v

Shembët dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”, shoferët mbesin të bllokuar në trafik (Video)

Autostrada “Ibrahim Rugova”, pjesa nga Prizreni në drejtim të Suharekës, është bllokuar për qarkullim automjeteshe, raporton IndeksOnline.

Shkak është shembja e dheut si pasojë e reshjeve të mëdha të borës dhe shiut dhe një aksident i ndodhur pikërisht në atë vend.

Shoferët kanë mbetur të bllokuar prej disa orësh, ndërsa kërkohet intervenim për të zhbllokuar rrugën./IndeksOnline/