75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Shembet dheu në lagjen e ‘Muhaxhirëve”, evakuohen dy familje

Një pjesë e rrugës ‘Engjell Berisha’ në lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinë është përfshirë nga shembja e dheut.

Me të marrë informatë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke iu përgjigjur rastit.

Po ashtu, inspektorët komunal për siguri dhe emergjenca kanë
evakuuar dy familje, transmeton Indeksonline.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa situata tani është nën kontroll./Indeksonline/