Shembet dheu pranë disa shtëpive në Prishtinë, inspektorati komunal dhe policia hetojnë rastin

Disa persona kanë njoftuar në Polici natën e mbrëmshme se ka pasur shembje të dheut afër shtëpive të tyre në lagjen e Spitalit për çka ata janë ndjerë të rrezikuar, transmeton IndeksOnline.
Për rastin është informuar menjëherë policia dhe inspektorati komunal, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes.
Tutje në raport bëhet e ditur se të lënduar nuk ka, ndërsa rasti mbetet nën hetime./IndeksOnline/