75 Mall Live Search
14:17 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / MSH

Shembet galeria e kromit në Tropojë, humb jetën një minator

Një minator 41-vjeçar  ka ndërruar jetë pasi galeria e kromit në të cilën punonte është shembur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lajthizë të Tropojës sot rreth orës 11:55.

Gjithashtu dyshohet se brenda galerisë janë bllokuar dhe dy punonjës tjerë.

Grupi hetimore dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, për t’iu ardhur në ndihmë personave të bllokuar.