75 Mall Live Search
16:22 / E Martë, 04 Maj 2021 / C E

Shembet mbikalimi hekurudhor në Qytetin e Meksikës, humbin jetën 23 persona

Të paktën 23 njerëz kanë humbur jetën dhe 65 te tjerë janë lënduar në Meksikë pasi që një urë hekurudhore është shembur të hënën në mbrëmje në qytetin e Meksiko City.

Sipas “Reuters” utoritetet e shpëtimit dolën menjëherë në vendin e ngjarjes pasi që kishte rrezik që më shumë pjesë të trenit të rrëzoheshin.

Të paktën dy vagona treni varën në mënyrë të pasigurt nga mbikalimi i dëmtuar, shkruan Indeksonline.

Përpjekjet fillestare të shpëtimit panë ekipet mjekësore dhe të zjarrfikësve që përpiqeshin të hynin në vagona. Ushtria ishte gjithashtu e pranishme.

Duke folur para gazetarëve në vend, Kryebashkiakja e Qytetit të Meksikës Claudia Sheinbaum tha se dukej se një traversë ishte hapur në mbikalim por shkaku po hetohej.

Linja Metro 12 që kalon mbi mbikalimin e shembur u ndërtua gati një dekadë më parë kur Ministri i Jashtëm Marcelo Ebrard ishte kryebashkiak i Mexico City. /IndeksOnline/