23:54 / E Enjte, 23 Maj 2024 / FR

Shembet ndërtesa në Palma de Mallorca, katër të vdekur dhe mbi 20 të lënduar

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 27 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e shembjes së një ndërtese në një plazh të Mallorcas, raportoi të enjten “The Guardian”.Sipas raportimeve, ndërtesa dykatëshe, Medusa Beach Club, është shembur në Palma de Mallorca. Disa persona besohet se janë bllokuar si pasojë e shembjes që ndodhi rreth orës 20:30.

Nuk është bërë e ditur nëse të vdekurit apo të plagosurit janë punonjës restoranti apo pushues. Shkaku i saktë i dështimit strukturor aktualisht është i panjohur dhe është nën hetim.

Kryetari lokal, Jaime Martínez dhe nënkryetari i bashkisë, Javier Bonet, kanë mbërritur në vendngjarje për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit dhe për të ofruar mbështetje për familjet e prekura.