75 Mall Live Search
17:40 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Shembët një ndërtesë në Mitrovicë, dyshohet se i ka zënë disa persona

Një pjesë e ndërtesës ku më herët ka qenë ish-hotel “Adriatiku” në Mitrovicë, është shembur para disa minutave.

Dyshohet se gjatë shembjes disa persona kanë kanë mbetur nën gërmadha, transmeton Indeksonline.

Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti mirëpo i njëjti nuk ka dhënë ndonjë informacion.

“Rasti ka ndodhur diku pas orës 17.00. Policia janë në vendin e ngjarjes, për momentin nuk kam asnjë informacion tjetër, rasti po hetohet”, ka thënë ai shkurt për Indeksonline

Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit janë paraqitur në vendin e ngjarjes. /Indeksonline/