75 Mall Live Search
13:09 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / MSH

Shëmbet një ndërtesë në Stamboll, raportohet për disa persona nën rrënoja

Është shembur një pallat 7-katësh në zonën Mevlana Mahallesi të qytetit Gebze në Turqi. Autoritetet turke kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e personave të bllokuar në rrënoja.

Shembja ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit në rrugën Isikgel, ndërsa shkaqet ende nuk dihen. Policia, zjarrfikësit, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe ekipet e shpëtimit kanë nxituar në vendngjarje, shkruan euronews.

Hetimet për shkaqet e shembjes po vazhdojnë në ndërsa një familje është bllokuar nën rrënoja. Sipas informacioneve fillestare, pesë persona vlerësohet të jenë të bllokuar.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya tha se operacioni i shpëtimit po koordinohet nga prefekti dhe kryetari i Bashkisë së Gebzes, ndërsa zyrtarë të lartë të AFAD-it janë në vendngjarje.

Ai tha se në operacion po marrin pjesë 147 ekipe shpëtimi, përfshirë 80 zyrtarë të AFAD-it, si dhe anëtarë të organizatave vullnetare dhe të bashkisë. Po përdoren dy qen kërkimi të trajnuar, tetë pajisje zbulimi të personave të bllokuar, dy dronë dhe 52 automjete.