Shembet një pjesë e betonit nga objekti banesor përball hotel “Grand”

Një pjesë e betonit të një banese është shembur para hotel “Grand” në Prishtinë, por që për fat të mirë nuk është lënduar askush.
Ekipe të zjarrfikësve janë parë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, ndërkohë që këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 18:30 , kemi pranuar informatën se në sheshin Zahir Pajaziti, nga një ndërtesë ka rënë në pjesë e fasadës. Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zyrtarja për Informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se nga zjarrfikësit janë larguar pjesët e mbetura që kanë paraqitur rrezik, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet përkatëse nga komuna e Prishtinës.