20:34 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shembet një pjesë e ish-hotel Adriatikut, në Mitrovicë

Në orët e mbrëmjes së sotme është shembur një pjesë e ish-hotel Adriatikut, në Mitrovicë.

Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

I njëjti ka thënë se nuk ka të lënduar.

“Është raportuar për shembje të ish-hotel Adriatiku, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë ai.

Ndryshe, vitin e kaluar nga shembja e një pjese të këtij hoteli kishte vdekur një 20 vjeçar, një nga punëtorët që po merrej me rikonstruksionin e hotelit, i cili kishte mbetur nën rrënoja./Indeksonline

(FOTO ILUSTRIM)