Shembet një pjesë e Torre dei Conti-t, afër Coloseut në Romë (Pamje)
Një pjesë e Torre dei Conti-it, aktualisht në rikonstruksion, u shemb në Largo Corrado Ricci, pranë Forumeve Perandorake, në zemër të Romës.
Pas episodit të parë, një tjetër ortek mbeturinash ra nga çatia dhe shkaktoi një re tjetër të madhe pluhuri.

Një punëtor 64-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat dhe u dërgua në spital në gjendje kritike për shkak të një dëmtimi në kokë. Një punëtor është ende nën rrënoja: sipas burimeve mjekësore, burri është me vetëdije.
🔴 #Roma: Largo Corrado Ricci, crolla la Torre dei Conti: 4 operai soccorsi, uno è grave.
— DaniDan (@DanieleDann1) November 3, 2025
Nuovo cedimento durante il salvataggio investe i vigili del fuoco rimasti illesi.@Emergenza24 #TorredeiConti #breaking #news #crollo pic.twitter.com/93q1LgQrm0
Shembja e dytë goditi zjarrfikësit që po punonin për të nxjerrë punëtorin ende të bllokuar në rrënoja. Të gjithë zjarrfikësit thuhet se janë të padëmtuar.
Dy persona të tjerë të plagosur, me lëndime të lehta, refuzuan transportin në spital. Punëtorët po punonin në skela dhe mbetën të bllokuar pas shembjes. Ata u shpëtuan nga zjarrfikësit, duke përdorur një kamion me shkallë. Departamenti i zjarrfikësve u përgjigj me tri ekipe operative, dy kamionë shkallësh dhe njësi speciale. Trafiku i këmbësorëve dhe i automjeteve u mbyll në zonën e prekur për të lehtësuar reagimin e zjarrfikësve.
Roma, crolla porzione della Torre dei Conti ai Fori Imperiali: il nuovo cedimento in presa diretta pic.twitter.com/IwY8fwnI2I
— Local Team (@localteamit) November 3, 2025

