Shëmbet skena e fushatës elektorale, të paktën nëntë të vdekur në Meksikë

Të paktën nëntë persona kanë vdekur, përfshirë dhe një fëmijë, pasi një skenë u shemb në një tubim të fushatës zgjedhore në shtetin verior të Nuevo Leon të Meksikës.
Rreth 50 persona të tjerë janë plagosur nga ky incident, shkruan BBC.
Incidenti ndodhi teksa kandidati presidencial i qendrës së majtë, Jorge Alvarez Maynez, po mbante një fjalim në qytetin e San Pedro Garza Garcia, pranë Monterrey-t.
Maynez ishte i padëmtuar në shembje dhe u pa duke folur me mbështetësit pas incidentit. Disa anëtarë të ekipit të tij ishin lënduar.
Shembja u shkaktua nga një stuhi e papritur e erës.
Në rrjete sociale kanë qarkulluar video ku shihet Maynez duke përshëndetur mbështetësit e tij dhe më pas vrapon për siguri ndërsa një pjesë e strukturës u përmbys.
Guvernatori i shtetit, Samuel Garcia, u kërkoi banorëve vendas të qëndrojnë brenda për shkak të stuhive dhe erërave të forta në zonë.
Circula otro video del momento de la tragedia en #SanPedroGarzaGarcía, Nuevo León, donde colapsa un templete en un mitin donde se encontraba @AlvarezMaynez, hecho que dejó al menos 9 muertos. pic.twitter.com/Ny7usAWgYB
— quiero tv (@quierotv_gdl) May 23, 2024