75 Mall Live Search
15:19 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / FR

Shembet teleferiku në një vendpushim skish në Spanjë, dhjetëra të plagosur

Një teleferik u shemb në një vendpushim skish në rajonin e Aragonit në Spanjë, duke plagosur dhjetëra njerëz, 17 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, raportojnë mediat vendase.

Rreth 80 persona mbetën të bllokuar ndërkohë që shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

Në dispozicion janë vënë disa helikopterë për të shpëtuar personat e bllokuar dhe transportuar të plagosurit.

Vendpushimi i skive Astun, kryesisht i popullarizuar në mesin e skiatorëve spanjollë, ndodhet afër kufirit spanjoll me Francën, në vargmalin e Pyrenees.