18:38 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shembet trotuari në ‘Rrugën C’, shkak ndërtimet që po bëhen

Një pjesë e trotuarit është shembur në Prishtinë, saktësisht në ‘Rrugën C’ tek Banesat e Tregtisë.

Sipas informacioneve të para jo zyrtare besohet se askush nuk ka pësuar lëndime, shkruan Indeksonline.

Shembja besohet të ketë ndodhur për shkak të punimeve që po bëhen në këtë pjesë.

Kjo i ka shqetësuar qytetarët që janë detyruar të dalin në vendin e ngjarjes dhe ta shohin se çka ka ndodhur./Indeksonline/

Image may contain: night and outdoor