Shembet trotuari të Banesat e Bardha në Prishtinë, vështirësohet ecja për kalimtarët

Një shembje e trotuarit ka ndodhur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar fotografi ku shihet që një pjesë e trotuarit ka rrëshqitur duke vështirësuar ecjen e kalimtarëve në këtë pjesë të lagjes.
Sipas lexuesit që i ka dërguar fotot, në këtë pjesë mungon edhe ndriçimi duke i rrezikuar kalimtarët që kalojnë natën në këtë zonë, raporton IndeksOnline.
Ky banorë ka treguar se edhe pse ka kaluar një kohë që kur ka rrëshqitur dheu dhe është dëmtuar trotuari, ende askush nga komuna nuk është interesuar për të intervenuar në rregullimin e tij. /IndeksOnline/


