08:26 / E Martë, 04 Maj 2021 / OSH

Shembet ura e metros, shënohen 15 viktima dhe shumë tjerë të lënduar

Të paktën 15 njerëz kanë vdekur dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e shembjes së një ure të metros në qytetin e Meksikos, përderisa treni ishte mbi të. Vagonët e trenit ranë poshtë, duke goditur kështu një veturë.

Punonjësit e shpëtimit dhe zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar tjerë nga ky aksident i së hënës. Sipas disa burimeve, numri i të vdekurve mund të shënojë rritje.