16:32 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Shembet ura në Genova, s’ka viktima falë koronavirusit

Autoritetet italiane bëjnë me dije se një urë që përdoret për kalimin e automjeteve është shembur në zonën e Xhenovës, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Ura e shembur lidh Xhenovën me Firencen, dhe në ditë të zakonshme është një rrugë shumë e frekuentuar, por me masat e marra nga qeveria italiane për parandalimin e përhapjes së koronavirusit qarkullimi në Itali është ulur në nivele shumë të mëdha.

Një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve bëri me dije se ura 260 metra e gjatë, që ndodhet pranë qytetit të Aullas u shemb në orët e paradites së të mërkurës dhe si pasojë e saj u lënduan 2 persona.

Në Xhenova nuk është hera e parë që regjistrohet një ngjarje e ngjashme. Rreth 2 vjet më parë shembja e Urës Morandi në këtë qytet i mori jetën mbi 30 personave dhe plagosi dhjetëra të tjerë.