19:58 / E Martë, 17 Maj 2022 / OSH

Shembja e gurëve në Bllacë, qarkullimi i automjeteve bëhet në rrugë alternative

Një shembje gurësh ka ndodhur në vendin e quajtur Bllacë në afërsi të kufirit Kosovë – Maqedoni e Veriut.

Automjetet nuk u lejuan të qarkullojnë për orë të tëra në pikën kufitare për shkak se vendi i rrëshqitjes së dheut ishte i pakalueshëm.

Pasdite autoritetet maqedonase njoftuan për lëshimin në qarkullim të një rruge alternative që mundëson kalimin e veturave për hyrje dhe dalje në rrugën Bllacë-Shkup dhe anasjelltas./Alsat/.