Shembja e ish-hotelit në Mitrovicë, dyshohet se ka vdekur një person
Një pjesë e ndërtesës së ish-hotel Adriatikut në Mitrovicë është shembur gjatë pasdites së sotme.
Policia e Kosovës konfirmoi që një person ka mbetur nën gërmadha, shkruan Indeksonline.
Sipas disa burimeve, personi që gjendët nën gërmadha dyshohet se ka vdekur.
Personi që ka mbetur nën gërmadha ishte një i ri që po punonte aty.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Një eskavator është në vendin e ngjarjes.
Indeksonline do të vazhdojnë të ju mbajë të informuar rreth këtij rasti./Indeksonline/