75 Mall Live Search
18:31 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Shembja e ish-hotelit në Mitrovicë, një punëtor brenda rrënojave

Policia në Mitrovicën Jugore ka dhënë detaje rreth shembjes së sotme të një pjese të ish-hotelit “Adriatiku”, ku dyshohet se brenda rrënojave ka mbetur një punëtor, për shpëtimin e të cilit janë angazhuar zjarrfikësit.

Komandanti i policisë në Mitrovicë Ahmet Gjosha ka thënë se kanë qenë gjithsej katër punëtorë duke punuar në vendin ku është shembur një pjesë e objektit.

Sipas tij, tre prej tyre kanë arritur të dalin jashtë derisa dyshohet se njëri ka mbetur brenda dhe po punohet në mënyrë intensive për shpëtimin e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, autoambulanca, si dhe një kompani ka dërguar ekskavatorë për pastrimin e hapësirës nga rrënojat.