20:23 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shembja e urës në Genoa, shpallën dy ditë zie

Në tragjedinë që ndodhi sot në Genova të Italisë pas shembjes së një ure kanë mbetur të vdekur të paktën 35 persona.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e një lumi, por të tjera mbi shtëpitë dhe kapanonet industriale që ndodhen nën të.

Mediat e Italisë  raportojnë se komuna e Genovës ka vendosur të shpallë dy ditë zie për humbjen e jetëve të këtyre personave.

Madje, janë ngritur dyshimet se dy shqiptarë janë zhdukur pas kësaj tragjedie.