Shembja masive e dheut në rrugën Prizren-Prevallë, Totaj shkon në vendngjarje

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka shkuar në rrugën Prizren-Prevallë, aty ku ka rrëshqitje të dheut.
Ai tha se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky rast, raporton Indeksonline.
Tutje, Totaj njoftoi se ka ofruar ndihmën e Komunës së Prizrenit po që se kontraktorët e Ministrisë nuk mund të arrijnë me kohë të reagojnë dhe paraqitet nevoja për reagim të shpejtë.
Njoftimi i plotë:
Pas rëshqitjes se dheut mes dy tunelëve në rrugën Prizren – Reçan, isha në vend të ngjarjes.
Nga personat kompetent për ngjarje të tilla, policia dhe ministria, kompetencë e të cilës është përkujdesja për rrugët regjionale, u informova se për fat të mirë nuk kishte të lënduar nga ky aksident.
Rruga për shkaqe sigurie është përkohësisht e mbyllur. Ofrova ndihmën e Komunës së Prizrenit po që se kontraktorët e Ministrisë nuk mund të arrijnë me kohë të reagojnë dhe paraqitet nevoja për reagim të shpejtë.