Shkarje dheu dhe gurësh, në Orllan

Shkarje dheu dhe gurësh janë regjistruar mesditën e sotme në rrugën Orllan-Batllavë, transmeton IndeksOnline.
Qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë mund të bëhet, porse kërkohet kujdes i shtuar pasi që në disa pjesë ka shkarje dheu dhe gurësh.
Reshjet e shiut kanë bërë në disa zona të ketë edhe përmbytje./IndeksOnline/