Shembull i mirë i përgjegjësisë publike në Prishtinë, i pëlqen deputetit të VV-së

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mefail Bajqinovci ka shkruar një shkrim për shembullin e mirë të përgjegjësisë publike.
Bëhet fjalë për daljen e juërave të zeza në një lagje të Prishtinës, për të cilën kishte raportuar Indeksonline ditë më parë.

“Pas reagimeve të shumta lidhur me prishjet që kishin shkaktuar daljen e ujërave të zeza në Rrugën Bashkim Fehmiu ku këto ujëra kishin depërtuar edhe në bodrumet e ndërtesave, sot K.U.R Prishtina dhe vet drejtori i kësaj kompanie, kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë filluar të merren masat për sanimin e këtyre dëmeve. Shembull i mirë i përgjegjësisë publike”, ka shkruar ai në Facebook.

