Shembull i mirë, kryetari që punon edhe pas orës 22:00
Bali Muharremaj, kryetari i Komunës së Suharekës që vjen nga radhët e AAK-së, shpesh e ka dëshmuar që nuk njeh kohë as ditë, derisa përherë qëndron afër qytetarëve.
Edhe pse orari në çdo institucion shtetëror përfundon në orën 16:00, Muharremaj mbrëmjen e ka kaluar në shërbim të qytetit të tij.
Këtë e dëshmojnë edhe postimet e tij të fundit, ku tregon se pas orës 22:00 ka vizituar qendrën e zjarrfikësve, për të cilët shkruan se është krenar me punën dhe angazhimin e tyre.
“Sapo vizitova edhe qendrën e zjarrëfikësve në qytet.
Jam krenar me punën dhe angazhimin e tyre, të cilët janë 24 orë në shërbim të qytetarëve”.
